3 në 10 studentë zgjedhin shkencën dhe teknologjinë: Shqipëria e dyta në rajon

3 në 10 studentë zgjedhin shkencën dhe teknologjinë: Shqipëria e dyta në rajon

Shqipëria ka një përqindje më të lartë studentësh në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) se mesatarja e Bashkimit Europian. Në vitin 2024, këto fusha ndiqeshin nga 30% e studentëve të arsimit të lartë në vend, kundrejt 27.1% në BE, sipas të dhënave të Eurostat.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e dyta, pas Serbisë, ku 35.2% e studentëve janë regjistruar në programe STEM. Maqedonia e Veriut shënon 28.4%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi nga 26%.

Interesi për këto programe është rritur edhe brenda vendit. Në vitin 2021, studentët STEM përbënin 27.3% të regjistrimeve në arsimin e lartë; deri në vitin 2024, pjesa e tyre u shtua me 2.7 pikë përqindjeje.

Në nivel europian, Irlanda kryesonte me 36.4%, e ndjekur nga Finlanda me 35.8% dhe Gjermania me 35.4%. Në skajin tjetër renditeshin Malta, me 13.2%, Qiproja me 14.7% dhe Holanda me 18.8%.

Të dhënat tregojnë se një pjesë në rritje e studentëve në Shqipëri po zgjedh fusha që lidhen me shkencën dhe teknologjinë. Ato matin regjistrimet në programe studimi, por nuk tregojnë sa studentë përfundojnë studimet apo punësohen më pas në profesionet përkatëse.

Prev Post

Panelet diellore në Shqipëri: sa…

Next Post

Eksportet shqiptare rriten kryesisht falë…

post-bars

Leave a Comment