Shqipëria ndërton më shumë se fqinjët, por industria mbetet pas

Shqipëria ndërton më shumë se fqinjët, por industria mbetet pas

Struktura e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ndryshon nga një vend në tjetrin. Shërbimet janë sektori më i madh në të gjitha vendet e rajonit, por Shqipëria veçohet për peshën e lartë të ndërtimit dhe bujqësisë, ndërsa industria zë një pjesë më të vogël se në shumicën e vendeve fqinje.

Sipas analizës së “Scan Intel”, bazuar në të dhënat e vitit 2024, shërbimet përbënin 55,4% të vlerës së shtuar bruto në Shqipëri. Bujqësia zinte 17,7%, ndërtimi 14,1% dhe industria 12,8%.

Për ndërtimin, Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor. Ky sektor përbënte 10% të ekonomisë së Kosovës dhe 7,8% të asaj të Maqedonisë së Veriut. Në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, përqindjet ishin edhe më të ulëta.

Në industri, renditja përmbyset. Kosova kryeson me 22,8%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 21,2%, Serbia me 21,1% dhe Maqedonia e Veriut me 20,4%. Shqipëria, me 12,8%, lë pas vetëm Malin e Zi, ku industria përbënte 10,5%.

Mali i Zi dallohet për mbështetjen te shërbimet, që përbënin 80,3% të ekonomisë. Shqipëria, nga ana tjetër, kishte përqindjen më të lartë të bujqësisë në rajon: 17,7%, kundrejt 9,3% në Kosovë dhe 3,7% në Serbi. Shifrat paraqesin pjesën që zë secili sektor në vlerën e shtuar bruto.

Prev Post

OBSH synon lidhjen digjitale të…

post-bars

Leave a Comment