Një hap më pranë gazit të TAP-it, pika e daljes në Fier
Shqipëria pritet të krijojë brenda vitit 2027 mundësinë për të marrë drejtpërdrejt gaz nga gazsjellësi TAP. Projekti “Fier South Exit Point”, pranë stacionit ekzistues të kompresorëve ACS03 në Fier, parashikohet të përfundojë në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm.