ISHP: Rastet e malaries janë importuar, nuk ka transmetim në Shqipëri

ISHP: Rastet e malaries janë importuar, nuk ka transmetim në Shqipëri

Rasti i fundit i malaries në Shqipëri është importuar dhe pacienti është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Sipas institucionit, nuk ka evidencë për përhapje të sëmundjes brenda vendit dhe nuk ka vend për panik.

Të dhënat e Sistemit Elektronik të Sëmundjeve Infektive tregojnë se nga viti 2022 deri në vitin 2026 janë raportuar 12 raste: një në vitin 2022, pesë në 2023, tre në 2024, dy në 2025 dhe një në 2026. Të gjitha janë klasifikuar si të importuara, pra personat janë infektuar jashtë Shqipërisë.

ISHP thotë se malaria nuk transmetohet përmes kontakteve të zakonshme mes njerëzve, por nga mushkonjat e infektuara. Një ekip i institutit po kryen vlerësime epidemiologjike dhe entomologjike në terren, ndërsa survejanca vijon në bashkëpunim me strukturat shëndetësore.

Sipas epidemiologut të ISHP-së, Artan Simaku, Shqipëria nuk ka pasur transmetim autokton të malaries prej rreth 60 vitesh. Rastet e diagnostikuara dhe të trajtuara në kohë shërohen plotësisht, tha ai.

Prev Post

Eksportet shqiptare rriten kryesisht falë…

Next Post

Gjermania dhe Austria kërkojnë kontroll…

post-bars

Leave a Comment