Kontrolle të reja mjekësore për lejedrejtimin

Kontrolle të reja mjekësore për lejedrejtimin

Aplikantëve do t’u shqyrtohet kartela shëndetësore. Procedura parashikon edhe referim për vlerësim të specializuar.

Pajisja ose rinovimi i lejes së drejtimit të mjeteve me motor do të shoqërohet me një procedurë të re kontrolli mjekësor. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton hapat e kontrollit, rastet e referimit për vlerësim të specializuar dhe mënyrën e administrimit elektronik të dokumentacionit.

Procesi nis pranë mjekut të përgjithshëm ose mjekut të familjes. Pas identifikimit të aplikantit dhe verifikimit të pagesës, mjeku shqyrton kartelën, rezultatet e ekzaminimeve bazë dhe dokumentacionin tjetër shëndetësor.

Vëmendje e veçantë i kushtohet historikut të sëmundjeve, përfshirë shëndetin mendor dhe përdorimin e substancave psikoaktive. Kur nevojitet për vlerësimin e aftësisë psikofizike, mjeku mund të kërkojë verifikim pranë strukturave publike shëndetësore që disponojnë të dhëna të dokumentuara trajtimi.

Udhëzimi sqaron se mungesa e të dhënave në kartelën elektronike nuk dëshmon as mungesën dhe as ekzistencën e një sëmundjeje. Nëse informacioni nuk mjafton, mjeku mund të kërkojë dokumente shtesë nga aplikanti ose ta referojë për vlerësim të mëtejshëm.

Dokumentacioni do të administrohet përmes sistemeve elektronike, me synim lehtësimin e komunikimit mes institucioneve dhe uljen e procedurave fizike për qytetarët. Përpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Prev Post

Flamingot ndalen në Liqenin e…

Next Post

Buxheti 2027, rriten fondet për…

post-bars

Leave a Comment