Shqipëria dhe Turqia në një stërvitje të NATO-s në Vlorë
Forcat Detare shqiptare dhe turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, në kuadër të aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”.
Në stërvitje morën pjesë anija sulmuese amfibe turke TCG Anadolu, anija luftarake TCG Gaziantep, mjete ajrore dhe Grupi i Bordingut Shqiptar. Gjatë aktivitetit u zhvilluan edhe demonstrime me helikopterë dhe dronët turq Bayraktar TB3.
Sipas njoftimeve zyrtare, stërvitja synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe bashkëpunimin mes forcave aleate, duke testuar aftësinë e tyre për të vepruar së bashku në operacione detare dhe shumëdimensionale.
Faza e katërt dhe e fundit e “Neptune Strike 2026”, e drejtuar nga STRIKFORNATO, përfshin 17 vende aleate, më shumë se 20 anije detare dhe 40 avionë, në kuadër të rreth 52 aktiviteteve të koordinuara në rajonin e Mesdheut dhe Detit Baltik.