Doganat drejt një epoke të re digjitale, projekt për integrimin e inteligjencës artificiale

Doganat drejt një epoke të re digjitale, projekt për integrimin e inteligjencës artificiale

Administrata Doganore Shqiptare po përgatitet të modernizojë sistemet e teknologjisë së informacionit përmes një strategjie të re që parashikon zhvillimin e 22 moduleve dhe sistemeve në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, si dhe integrimin e inteligjencës artificiale.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Pajtim Melani, gjatë Konferencës së Financimit të Tregtisë dhe Faktoringut 2026, organizuar nga ICC Albania në bashkëpunim me Programin e Lehtësimit të Tregtisë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Gjatë diskutimit për transformimin digjital të financimit të tregtisë, Melani bëri të ditur se ka nisur bashkëpunimi me UNCTAD për kalimin drejt sistemit të gjeneratës së pestë, ASY5. Projekti synon të përshtatë sistemet doganore me standardet evropiane dhe të përmirësojë funksionimin e procedurave përmes teknologjive të reja.

Një tjetër zhvillim i prezantuar është testimi me sukses i projektit ASYHUB, i cili lidh sistemet doganore me operatorët ekonomikë dhe Autoritetin Portual. Përmes shkëmbimit paraprak të informacionit nëpërmjet manifestit, sistemi mundëson analizën e riskut përpara mbërritjes së mallrave, me synimin për të përshpejtuar procedurat e zhdoganimit.

Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve financiare, bizneseve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të industrisë, të cilët diskutuan mbi inovacionin, digjitalizimin dhe mundësitë për të lehtësuar financimin e tregtisë, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Prev Post

Varfëria prek 4 në 10…

Next Post

Arsimi i lënë pas dore…

post-bars

Leave a Comment