Çmimet e ushqimeve deri në janar 2027, 238 produkte në platformën e re

Çmimet e ushqimeve deri në janar 2027, 238 produkte në platformën e re

Qytetarët mund të krahasojnë online çmimet e produkteve ushqimore dhe të higjienës në rrjetet e supermarketeve, përmes platformës “Pasqyra e Çmimeve”, e cila është tashmë funksionale.

Platforma përfshin 238 artikuj në 13 kategori produktesh dhe ofron informacion për çmimet në 155 pika shitjeje. Lista përfshin produkte bazë si mielli, orizi, makaronat, vaji, qumështi, vezët, mishi i pulës, frutat dhe perimet.

Sipas çmimeve të publikuara, sheqeri nis nga 65 lekë/kg, mielli nga 70 lekë/kg, orizi nga 75 lekë/kg, makaronat nga 118 lekë/kg dhe vaji nga 170 lekë/kg. Ndërkohë, vezët nisin nga 189 lekë për 10 kokrra dhe mishi i pulës nga 359 lekë/kg.

Pjesë e nismës është edhe programi “KURSE”, që parashikon mbajtjen të pandryshuara ose uljen e çmimeve për 212 produkte ushqimore dhe higjienike deri më 12 janar 2027. Uljet përfshijnë artikuj të bulmetit, oriz, makarona, vajra, shampo dhe sapunë.

Qytetarët mund të kontrollojnë çmimet dhe të krahasojnë ofertat në faqen zyrtare: https://pasqyraecmimeve.al/

Prev Post

Zhegrova barazon rekordin në Serie…

Next Post

Shqipëria po humbet krahun e…

post-bars

Leave a Comment