Frenohet bumi i TEMU në Shqipëri, dërgesat ndërkombëtare bien me 52%

Frenohet bumi i TEMU në Shqipëri, dërgesat ndërkombëtare bien me 52%

Pas rritjes së fortë të porosive online gjatë vitit 2025, të dhënat e AKEP tregojnë një tkurrje të ndjeshme të postës ndërkombëtare në tremujorin e dytë të 2026.

Boom-i i porosive online duket se po humbet ritmin në Shqipëri. Të dhënat e AKEP tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 janë shpërndarë rreth 6.7 milionë objekte postare, 15% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe është regjistruar në postën ndërkombëtare. Dërgesat hyrëse dhe dalëse jashtë territorit të Shqipërisë kanë rënë me 52% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2025, kur porositë nga platformat online, përfshirë TEMU, kishin shënuar rritje të fortë.

Ndërkohë, shërbimet postare brenda vendit kanë pësuar një tkurrje më të moderuar. Postat private vazhdojnë të dominojnë në shpërndarjen e pakove ndërkombëtare, ndërsa Posta Shqiptare mbetet operatori kryesor për shërbimet postare brenda vendit dhe ofruesi i vetëm i shërbimit universal.

Sipas të dhënave, aktiviteti i postave private është i përqendruar më shumë te pakot, ndërsa Posta Shqiptare shpërndan rreth 74% objekte të thjeshta dhe 26% objekte të regjistruara apo shërbime shtesë.

Shifrat e 2026 tregojnë kështu një ndryshim të dukshëm në ritmin e tregtisë online dhe të dërgesave ndërkombëtare, pas rritjes së fortë të regjistruar një vit më parë.

Prev Post

17 ushtarakë shqiptarë dhe një…

Next Post

1,197 biznese të reja në…

post-bars

Leave a Comment