1,197 biznese të reja në gusht, mijëra procedura kryhen online

1,197 biznese të reja në gusht, mijëra procedura kryhen online

Gjatë muajit u regjistruan mbi 9 mijë aplikime online, ndërsa mijëra procedura të tjera u kryen në regjistrat e bizneseve dhe përmes shërbimeve të asistencës.

Muaji gusht ka shënuar një aktivitet të lartë në shërbimet administrative për bizneset. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9,204 aplikime online dhe 1,197 biznese të reja.

Përveç regjistrimeve, gjatë muajit janë lëshuar 126 licenca dhe 19 leje të reja. Në Regjistrin Tregtar janë kryer 7,294 procedura, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 776 veprime.

Një tjetër volum i konsiderueshëm është regjistruar në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, ku janë kryer 1,134 veprime.

Krahas shërbimeve online, qytetarët dhe bizneset kanë vijuar të marrin asistencë direkte për problematikat gjatë aplikimeve. Në gusht janë trajtuar 1,262 kërkesa përmes biletave të asistencës dhe email-it, ndërsa 627 telefonata dhe 905 komunikime përmes chat-it janë asistuar nga operatorët.

Shifrat tregojnë përdorim të gjerë të kanaleve digjitale për regjistrimet dhe procedurat administrative, ndërsa shërbimet e asistencës vijojnë të përdoren për orientimin e bizneseve dhe qytetarëve.

Prev Post

Frenohet bumi i TEMU në…

Next Post

Një copëz 1700-vjeçare e “Odisesë”…

post-bars

Leave a Comment