17 ushtarakë shqiptarë dhe një helikopter i bashkohen KFOR-it në Kosovë

17 ushtarakë shqiptarë dhe një helikopter i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Kontingjenti shqiptar do të dislokohet në kampin Bondsteel në Ferizaj dhe do të ofrojë mbështetje ajrore për operacionet e KFOR-it deri në fund të vitit 2029.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të angazhohen me 17 ushtarakë dhe një helikopter në misionin ndërkombëtar të KFOR-it në Kosovë. Vendimi për pjesëmarrjen dhe detajet e misionit është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kontingjenti shqiptar do të ketë rol në mbështetjen ajrore të forcave të KFOR-it për zbulim dhe njohje terreni, patrullime, evakuime mjekësore, operacione kërkim-shpëtimi, transport të trupave dhe personelit VIP, si dhe në raste emergjencash civile.

Helikopteri dhe personeli do të vendosen në kampin Bondsteel, në Ferizaj. Angazhimi është parashikuar deri më 31 dhjetor 2029, ndërsa personeli do të ndërrohet me rotacion deri në tre muaj dhe helikopteri deri në gjashtë muaj.

Shpenzimet për qëndrimin dhe funksionimin e kontingjentit do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes. Për ushtarakët parashikohet edhe një dietë prej 12 mijë lekësh në ditë, përveç pagës mujore, ndërsa buxheti i ministrisë do të përballojë gjithashtu akomodimin, ushqimin, sigurimet, transportin, shërbimet shëndetësore dhe shpenzime të tjera që lidhen me misionin.

Prev Post

Raporti i varësisë rritet në…

Next Post

Frenohet bumi i TEMU në…

post-bars

Leave a Comment