Raporti i varësisë rritet në Shqipëri: Gati 3 persona në moshë pune për çdo të moshuar

Raporti i varësisë rritet në Shqipëri: Gati 3 persona në moshë pune për çdo të moshuar

Shqipëria po përjeton një ndryshim të fortë demografik, me rritjen e numrit të personave mbi 65 vjeç dhe tkurrjen e peshës së popullsisë në moshë pune.

Të dhënat për vitin 2026 tregojnë se në vend janë rreth 522 mijë persona 65 vjeç e lart, ndërsa grupmosha 15–64 vjeç përbëhet nga rreth 1.46 milionë persona. Raporti i varësisë ndaj të moshuarve ka arritur kështu në 35.7%, që do të thotë se për çdo 100 persona në moshë pune ka rreth 36 persona mbi 65 vjeç.

Në një tjetër mënyrë, në Shqipëri rezultojnë rreth 2.8 persona në moshë pune për çdo person 65 vjeç e lart.

Rritja është e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2020, raporti ishte 21.6%, ndërsa në 2022 arriti në 23.1%. Në 2023 u ngjit në 24.4%, për të shënuar një rritje më të fortë në 2024, kur arriti në 31.1%. Në 2025, treguesi ishte 33.3%, ndërsa në 2026 ka shkuar në 35.7%.

Ky është një tregues demografik dhe nuk nënkupton se të gjithë personat në moshë pune janë të punësuar apo se të gjithë të moshuarit varen ekonomikisht nga të tjerët.

Megjithatë, rritja e tij lidhet drejtpërdrejt me sfidat që sjell plakja e popullsisë, nga financimi i pensioneve dhe shërbimet shëndetësore, te kujdesi afatgjatë dhe nevoja për një pjesëmarrje më të lartë në tregun e punës.

Prev Post

Nga 373 në 61 dhe…

Next Post

17 ushtarakë shqiptarë dhe një…

post-bars

Leave a Comment