Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Shqipëria është goditur nga lëkundje të forta tërmeti, në të gjithë territorin e vendit.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, thuhet se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, lëkundje tërmeti me magnitudë 4,7 të shakllës Rihter, me epiqendër 3 kilometra në jug të Bashkisë së Klosit (Qarku Dibër), janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Është zhvilluar mbledhja e shtabit të emergjencave në Bashkinë e Klosit për të evidentuar problemet e shkaktuara nga tërmeti i mbrëmshëm. Nga raportimet e grupeve në terren janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe fshatrat e tjerë.

Grupet e punës janë në terren për të parë dëmet ku raportojnë banorët dhe kryepleqtë e fshatrave. Ndërkohë, përveç Bashkisë Klos, lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në qytete e tjera të vendit, ku banorë kanë dalë në ambiente të hapura për shkak të panikut.

Sipas ministrisë, të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha bashkitë e vendit.

Pas goditjeve të mbrëmshme, të tjera lëkundje të forta dhe të gjata në kohë u regjistruan në vend, paraditen e sotme në orën 10:39. Sipas ESMC, fuqia e termetit ka qene 3.3 deri ne 3.5 rihter. Zona e lëkundjes ka qenë pikërisht ajo ku kanë ndodhur edhe tërmetet e tjera këto ditë, mes Burrelit, 8 kilometër larg dhe Tiranës, në largësi 30 kilometër.

Lista e termeteve

M 3.3
16 Jan 2023, 10:05:33 am
Depth : 10.3 KM
Location : Xibër, Dibër

[ M ] 2

16 Jan 2023, 9:26:07 am
Depth : 2.9 KM
Location : 148 km SE of Bilisht

[ M ] 2.8

16 Jan 2023, 8:01:08 am
Depth : 11.1 KM
Location : Klos, Dibër

[ M ] 2.4

16 Jan 2023, 5:40:02 am

Depth : 1.1 KM
Location : 206 km SE of Konispol

[ M ] 2

16 Jan 2023, 5:03:33 am
Depth : 8.1 KM
Location : Klos, Dibër

[ M ] 2.3

16 Jan 2023, 4:52:58 am
Depth : 23 KM
Location : 219 km E of Bilisht

[ M ] 2.1

16 Jan 2023, 1:08:39 am
Depth : 12.1 KM
Location : Xibër, Dibër

 

Prev Post

Sipas Eurostat, të rinjtë shqiptarë kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë / Pse po ikin?!

Next Post

Studim epidemiologjik: Prerja e flokëve me modelin ‘Fade’ nxit infeksionin fungal në lëkurën e kokës

post-bars

Leave a Comment