Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 127 vjet nga lindja e Shote Galicës, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora

127 vjet nga lindja e Shote Galicës, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora

Si sot, më 10 nëntor 1895, u lind në Drenicë Shote Galica.

Galica qe gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Ka mirënjohjen më të madhe si “Hero i Popullit”.

 

 

 

KultPlus.com

 

Prev Post

Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Portugali, në mesin e 17 shteteve të botës

Next Post

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u pritën nga presidenti francez Macron

post-bars

Leave a Comment