Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Portugali, në mesin e 17 shteteve të botës

Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Portugali, në mesin e 17 shteteve të botës

Kori Siparantum do të përfaqësoj Kosovën në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings” – Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, aktivitet ky që është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”, ku tashmë Kori Siparantum është pjesë e saj. Festivali do të mbahet nga data 09-14 Nëntor.

“Jemi tejet të lumtur që do të përfaqësojmë vendin tonë në këtë festival tepër të rëndësishëm të muzikës korale. Përpos sfidave dhe sakrificave që ballafaqohemi, falë punës, përkushtimit maksimal dhe dashurisë për vendin tonë, ne po ia dalim suksesshëm. Kemi punuar gjatë dhe me shumë përkushtim për këtë program, shpresoj që do të kthehemi me suksesin e radhës. Ne tashmë e kemi dëshmuar këtë”, thotë Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Kori Siparantum garon në dy kategori: Competition in Category A1 – Choirs of Mixed  Voices – Difficulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella.

Përpos këtyre dy aktiviteteve Kori do të jetë pjesë e koncertit Friendship Concert e cila do të mbahet në sallën e njohur Universidade de Lisboa – Aula Magna (Universidade de Lisboa – Aula Magna Universiteti i Lisbonës (Universidade de Lisboa) është universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Portugali dhe është një nga universitetet kryesore të Evropës).

Rikujtojmë që Kori Siparantum është shpërblyer me pikët maksimale në Festivalin Internacional të Koreve “The Golden Lime of Tuhelj” Kroaci, duke i sjellur vendit tonë “Medalje të Artë”; Fitues i kategorisë “ Musica Contemporanea” në garën më të madhe të koreve në botë, WORLD CHOIR GAMES (2021) dhe Diplomë të Artë; Fitues i dy vendeve të para (Kategoria F dhe Kategoria G) në Europian Festival for Young People, Belgjikë.  Kori Siparantum ka qenë pjesë e skenave të mëdha në mesin e tyre, salla më e njohur “Berlin Philharmonie” që ndryshe konsiderohet ëndërr e çdo artisti. / KultPlus.com

Prev Post

Ilirët dhe Iliria te autorët antik – Homeri

Next Post

127 vjet nga lindja e Shote Galicës, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora

post-bars

Leave a Comment