Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Pas alarmit në Evropë, Kosova largon nga tregu disa produkte të “Kinder”

Pas alarmit në Evropë, Kosova largon nga tregu disa produkte të “Kinder”

“Kinder Surprise”, çokollatat e brendit italian të ëmbëlsirave, Ferrero, janë tërhequr nga raftet e marketeve të Kosovës pas dyshimeve për rezultimin e rasteve pozitive me virusin Salmonela në Britaninë e Madhe. Agjencia e Veterinarisë së Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e shitjes së  këtyre çokollatave.

Republika e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e shitjes në treg të disa produkteve të “Kinder”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka treguar se pas lajmërimeve për tërheqje nga tregu të produkteve Kinder të rezultuara pozitive në salmonelë në vende të tjera, si masë paraprake është vendosur tërheqja e këtyre produkteve.

AUV thekson se nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në Kosovë.

“Nga dita e parë e lajmërimeve për tërheqje nga tregu të disa serive të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera. Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në vendin tonë. Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni. Ne koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder”.

Agjencia thotë se prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte.

“Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike. Konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si ne tabelën me lartë, të mos i konsumojnë ato, por ti kthejnë tek distributori. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke e marrë seriozisht rastin i cili prekë sigurinë ushqimore. Me të gjitha kapacitetet, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vetë importuesin distributor, do të ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr dyshimet për këtë lloj produkti. Varësisht nga rezultatet e hulumtimeve dhe analizave laboratorike do të njoftoheni me kohë”.

Ndërkohë, Agjencia për Standardin Ushqimor (FSA) në Mbretërinë e Bashkuar ka tërhequr një sasi të konsiderueshme të vezëve të famshme “Kinder Surprise” të kompanisë Ferrero, pasi që ato kanë rezultuar të kenë gjurmë të bakterit vdekjeprurës Salmonela.

Madje, prodhuesit e këtyre çokolatave kanë njoftuar se kanë hequr nga tregu paketime të tëra me vezë me peshë 20 gramë, me datat e skadencës nga 11 korriku deri më 7 tetor të vitit 2022.

/lajmifundit

Prev Post

Vendi përfshihet nga reshje shiu e rrufe, kur pritet të nisin “stuhitë”

Next Post

Nënshkruhet marrëveshja për njohje të patentave mes Kosovës dhe Gjermanisë

post-bars

Leave a Comment