Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Ndue Ukcama

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Ndue Ukcama

Paraditen e sotme është ndarë nga jeta, Mjeshtri i Madh Ndue Ukcama, në moshën 81 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë e operacioni të veshtirë.

Ndue Ukcama, lindur në vitin 1941 në Nikaj-Mërtur të Tropojës, gjatë jetës dha kontributin e tij në fushën e gazetarisë, letërsisë, artit, historisë e kulturës. Laurant i Çmimit të Republikës, i nderuar dy herë me Çmimin Aleksandër Moisiu, gazetar veteran gjysemshekullor i shtypit shqiptar, telekronist, regjisor e skenarist i Televizionit Publik Shqiptar, historian, shkrimtar, autor i dhjetëra emisioneve e dokumetarëve televizive, me disa libra monografik, veprimtar i shquar atdhetar, kulturor, shoqeror, etj.

Në 13 Tetor 2018, ai u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për kontributin e tij të njohur në fushën e gazetarisë, publicistikës, si dhe për përkushtimin në përgatitjen e emisioneve dhe dokumentarëve televizivë.

Ndër bashkëpunimet e shumta ndër vitet e kontributeve të tij, është dhe ai me Radio Kontakt

Familja Ukcama ka njoftuar se pritja bëhet sot dhe nesër në Memorial Home, IJA Events, rruga “Kujtim Laro” NR 31 , Pranë Oxhakut 1005 Tiranë. Ndërsa përcjellja mortore e varrimi bëhet më datë 27.03.2022 në ora 14:00, varrezat Tufinë, Tiranë.

Stafi i Media Kontakt i përcjell familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Prev Post

Audi RS6 + Limited Edition i ABT zhvillon 690 kuaj/fuqi

Next Post

Kriza e çmimeve, qytetarët kërkojnë trenin për udhëtim

post-bars

Leave a Comment