LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kriza e çmimeve, qytetarët kërkojnë trenin për udhëtim

Kriza e çmimeve, qytetarët kërkojnë trenin për udhëtim

Shtrenjtimi i biletave të autobusëve dhe taksive, ka rikthyer në vëmendje transportin hekurudhor në vendin tonë. Fieri ishte dikur një nga qytetet me hekurudha funksionale, por sot, për shkak të  mungesës së investimeve ky sistem është rrënuar. Qytetarët shprehen se nëse do të ishte investuar në hekurudha, do të lehtësonte krizën aktuale të çmimeve të hidrokarbureve.  

Rritja e çmimit të naftës, ka sjellë për pasojë dhe shtrenjtimin e biletave të transportit urban me autobus dhe furgona, i cili, përveç mjeteve private, mbetet e vetmja alternativë e lëvizjes së qytetarëve sot për sot në vendin tonë.

Ndaj, në këto kushte, transporti me tren mund të ishte një alternativë ekonomike për mijëra qytetarë, por sot, kjo mundësi është thuajse e pamundur në shumë qytete. Në Fier, dikur stacioni i trenit ofronte kushte të favorshme për lëvzijen e qytetarëve nga një qytet në tjetrin, por sot, ky stacion është thuajse i rrënuar.

Mungesa e investimeve, ka bërë që transporti hekurudhor të jetë i papërfillshëm për qytetarët, për këta të fundit sot shprehen se nëse sistemi i trenave do të ishte funksional në vendin tonë, do të ishte zgjidhje për situatën aktuale që po kalon vendi.

Pak metra poshtë stacionit hekurudhor të Fierit, është linja hekurudhore e rikonstruktuar, që lidh uzinën e Ballshit me Vlorë. Investimi i kësaj linje u bë kryesisht për të favorizuar transportin e hidrokarbureve me tren, por pak më shumë investim, kjo linjë mund të ishte funksionale dhe për transportin e udhëtarëve.

Aktualisht, në vendin tonë janë funksionale vetëm disa linja hekurudhore, por me shumë pak përdorim për qytetarët, për shkak të amortizimit të trenave./syri//Rruga Press

Prev Post

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Ndue Ukcama

Next Post

Shqiptarët e Parisit organizojnë mbrëmje për piktorin Omer Kaleshi

post-bars

Leave a Comment