LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kisha 500-vjeçare armene Surp Sargis në Diyarbakır të Turqisë do të restaurohet

Kisha 500-vjeçare armene Surp Sargis në Diyarbakır të Turqisë do të restaurohet

Diyarbakir

Kisha armene Surp Sargis, e ndërtuar në shekullin e 16-të në qarkun Sur të qytetit juglindor të Turqisë, Diyarbakır, e cila me kalimin e kohës për shkak të mungesës së komunitetit u shkatërrua, do të restaurohet dhe do t’u kalojë brezave të ardhshëm.

Pjesa e sipërme e kishës historike me një sipërfaqe prej 3.769 metra katrorë është shkatërruar plotësisht ndërsa ajo është në pronësi të Fondacionit të Kishave Armene – Kisha e Vogël Surp Hidir Ilyas Surp Gregos. Në mesin e popullatës ajo njihet edhe si Kisha e Orizit, për arsye se mes viteve 1950-1985 ka shërbyer edhe si fabrikë orizi.

Në Muzeun Arkeologjik të Diyarbakır-it gjendet edhe libri i riparimit të kishës që është bërë në vitin 1840.

Do të përgatitet rilevimi dhe projektimi i kishës

Mbrojtja e kishave, një ndër simbolet e qytetit për diversitet fetar të shekullit të 16-të, erdhi në rend dite gjatë vizitës së Patrikut Armen në Turqi, Sahak Mashalyan tek guvernatori i Diyarbakır-it, Münir Karaloğlu tetorin e vitit të kaluar.

Tenderi për rinovimin e kishës me udhëzim të institucioneve zyrtare të qytetit u bë më 28 dhjetor 2021. Tenderi i nënshkruar është në një vlerë prej 941.640 lira turke (rreth 60 mijë euro).

Në kuadër të tenderit për të kryer studime dokumentacioni, bëhet skanimi me lazer 3D e kishës.

Ndërkohë, kanë filluar vizatimet e rilevimit duke përdorur mundësitë që siguron teknologjia. Gjatë punimeve në terren janë marrë mostra të materialeve mbi muret e kishës. Mostrat e materialeve do të jenë efektive si në njohuritë e materialit dhe teknikës së ndërtimit të periudhave të ndryshme ashtu edhe në vendimet e ndërhyrjes.

“Kisha është një strukturë monumentale”

Drejtori i Relievit dhe Monumenteve i Diyarbakır-it, Cemil Koç dhe kreu i Fondacionit të Kishave Armene – Kisha e Vogël Surp Hidir Ilyas Surp Gregos, Ergün Ayık, bënë ekzaminime në kishë dhe u informuan rreth punimeve.

Koç në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se kisha e ndërtuar në shekullin e 16-të, me kalimin e kohës për shkak të mungesës së komunitetit u shkatërrua, ndërsa në periudhën 1950-1985 përdorej si depo nga institucione të ndryshme publike.

Sipas tij, kisha e cila ka një vlerë të veçantë për qytetin, është një strukturë monumentale. Ayık theksoi se ndërtesa historike është një nga 2 kishat që kanë mbetur në Diyarbakır.

Ai shtoi se kanë filluar të punojnë për restaurimin e kishës dhe vuri në dukje se në kishë janë bërë matje dhe po punohet për përgatitjen e projekteve të restaurimit.

“Po mendojmë ta restaurojmë këtë vend si monument”, u shpreh Ayık./www.aa.com.tr/sq/kulturë

Prev Post

Vdiq më 7 shkurt 2006/ Ibrahim Kodra, piktori botëror që nuk e harroi se ishte shqiptar

Next Post

Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25-vjeçares i rikthehet pas kalimit të Covid

post-bars

Leave a Comment