Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Aktorja nga Kosova në një listë me Lady Gaga-n e Nicole Kidman për çmimet BAFTA

Aktorja nga Kosova në një listë me Lady Gaga-n e Nicole Kidman për çmimet BAFTA

Prestigjiozja “Variety” i ka kushtuar një artikull nominimeve të mundshme për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA). Revista paraqet mes shumë emrash të njohur me famë botërore si Nicole Kidman, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart etj dhe aktoren nga Kosova Yllka Gashi.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë aktorja shqiptare, ku shprehet se ndihet shumë krenare dhe e vlerësuar edhe nëse kjo mbetet vetëm një parashikim. Gashi interpreton në filmin “Hive”, të Blerta Bashollit, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të nominimeve për një Oscar./rrugapress

Prev Post

Erdogani në Shqipëri në ditën e vdekjes së Skënderbeut

Next Post

Presidenti i Kazakistanit: Rendi kushtetues është vendosur në të gjitha rajonet e vendit

post-bars

Leave a Comment