LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Presidenti i Kazakistanit: Rendi kushtetues është vendosur në të gjitha rajonet e vendit

Presidenti i Kazakistanit: Rendi kushtetues është vendosur në të gjitha rajonet e vendit

“Në përgjithësi, rendi kushtetues u rivendos në të gjitha rajonet e vendit. Autoritetet lokale po kontrollojnë situatën. Por terroristët ende vazhdojnë të përdorin armë dhe të dëmtojnë pasuritë e qytetarëve”, tha Tokayev

Nur Sultan

Presidenti i Kazakistanit, Kassym Jomart Tokayev, theksoi se rendi kushtetues është vendosur në të gjitha rajonet e vendit.

Sipas njoftimit të bërë nga shërbimi për media i Presidencës së Kazakistanit, Tokayev zhvilloi një takim me zyrtarët lidhur me luftën kundër terrorizmit.

Në fjalimin e tij pas mbledhjes Tokayev tha se kanë filluar operacion kundër terrorizmit, duke shtuar se institucionet e zbatimit të ligjit punojnë intensivisht.

“Në përgjithësi, rendi kushtetues u rivendos në të gjitha rajonet e vendit. Autoritetet lokale po kontrollojnë situatën. Por terroristët ende vazhdojnë të përdorin armë dhe të dëmtojnë pasuritë e qytetarëve. Prandaj operacioni kundër terrorizmit do të vazhdojë deri në asgjësimin e plotë të militantëve”, u shpreh ai.

Në njoftim gjithashtu u bë e ditur se njësitë paqeruajtëse të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) kanë filluar të vijnë në Kazakistan.

– Çfarë po ndodh në Kazakistan?

Forcat kazake të sigurisë thanë më herët se dhjetëra protestues kanë vdekur teksa tentonin të pushtonin ndërtesat qeveritare në Almaty, metropolin më të madh të Kazakistanit.

Situata thuhet se është nën kontroll në qytetet Shymkent pranë kufirit me Uzbekistanin dhe Aktau që ndodhet në bregun lindor të Detit Kaspik.

Po ashtu, presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka vendosur një shtetrrethim në Almaty, ku mijëra njerëz dolën në rrugë.

Protestat filluan në Kazakistanin perëndimor më 2 janar për shkak të rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm të naftës (LPG) dhe më vonë u përhapën në pjesë të tjera të vendit.

Për të garantuar sigurinë publike, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në Almaty dhe rajonin e pasur me naftë Mangystau.

Tokaev ka miratuar gjithashtu dorëheqjen e qeverisë.

Ai më vonë kërkoi ndihmë nga aleanca ushtarake e udhëhequr nga Rusia, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e cila ra dakord të dërgonte një numër të paspecifikuar paqeruajtësish./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Aktorja nga Kosova në një listë me Lady Gaga-n e Nicole Kidman për çmimet BAFTA

Next Post

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” shtyhet pas përhapjes me shpejtësi të Omicron

post-bars

Leave a Comment