“Një komb, një ABC”: ekspozita e Arkivit të Shtetit për alfabetin shqip

“Një komb, një ABC”: ekspozita e Arkivit të Shtetit për alfabetin shqip

Në prag të Ditës së Alfabetit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi në Tiranë ekspozitën dokumentare dhe fotografike “Një komb, një ABC”. Ajo u organizua në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, pranë instalacionit “Tirana Moons”.

Ekspozita sjell materiale që dëshmojnë përpjekjet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Vizitorët mund të shohin fotografi të delegatëve të Kongresit të Manastirit, dokumente të Komisionit për Çështjen e Alfabetit dhe kujtime të Parashqevi Qiriazit, e vetmja grua pjesëmarrëse në kongres.

Mes dokumenteve të paraqitura janë procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit të Alfabetit dhe rregullat e ortografisë të miratuara nga Komisia Letrare. Materialet, të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror, pasqyrojnë diskutimet dhe vendimet që shoqëruan përpjekjet për krijimin e një alfabeti të përbashkët.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njoftoi se në Muzeun Arkivor do të hapet edhe një ekspozitë e përbashkët kushtuar Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Prev Post

54 vjet nga Kongresi që…

Next Post

Çmimi dhe përzgjedhja: çfarë ndryshon…

post-bars

Leave a Comment