Shqiptarët më mosbesuesit në rajon, vetëm 3.7 pikë për besimin te njerëzit

Shqiptarët më mosbesuesit në rajon, vetëm 3.7 pikë për besimin te njerëzit

Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për nivelin e besimit mes njerëzve, sipas raportit Balkan Barometer 2025, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Në një shkallë nga 1 në 10, ku vlerat më të ulëta tregojnë më shumë mosbesim, vendi ynë regjistron një mesatare prej 3.7 pikësh, kundrejt 4.6 pikëve që është mesatarja e rajonit.

Të dhënat tregojnë një diferencë të dukshme me vendet e tjera. Kosova kryeson me 5.2 pikë, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi me nga 5.1 pikë. Serbia shënon 4.8 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut 4.0 pikë. Shqipëria mbetet kështu edhe nën rezultatin e vendit të dytë më të ulët në renditje.

Një tjetër tregues që nxjerr në pah këtë prirje është përqindja e qytetarëve që mendojnë se duhet treguar shumë kujdes në marrëdhëniet me të tjerët. Plot 33% e shqiptarëve zgjedhin nivelin më të ulët të shkallës së besimit, përqindja më e lartë në rajon. Në Maqedoninë e Veriut kjo shifër është 22%, në Serbi 17%, në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë nga 13%, ndërsa në Mal të Zi 11%.

Sipas RCC-së, besimi ndërpersonal mbetet i kufizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri mosbesimi është më i theksuar. Raporti mat besimin e përgjithshëm mes qytetarëve dhe nuk lidhet me besimin ndaj qeverisë apo institucioneve si policia dhe gjykatat.

Prev Post

FSHF investon në Luginën e…

Next Post

Një fundjavë tensioni në Tiranë,…

post-bars

Leave a Comment