Tirana investon në turizmin natyror, dy zona rurale me shtigje të reja

Tirana investon në turizmin natyror, dy zona rurale me shtigje të reja

Baldushku dhe Shëngjergji pritet të kenë infrastrukturë më të mirë për vizitorët, përmes një projekti që synon zhvillimin e turizmit në natyrë. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka hapur një tender me fond limit rreth 11 milionë lekë për sistemimin e dy itinerareve turistike, me gjatësi të kombinuar rreth 35.6 kilometra.

Itinerari i parë do të përmirësojë aksesin drejt Ujëvarës së Kakunjës në Baldushk. Në një gjatësi prej rreth 9.6 kilometrash parashikohen pastrimi dhe stabilizimi i terrenit, kanale kulluese, sinjalistikë orientuese dhe tri pika pushimi me stola druri.

Ndërhyrja e dytë përfshin zonën pyjore Fag–Verri në Shëngjergj, ku është planifikuar një itinerar rreth 26 kilometra që lidh disa pika natyrore, përfshirë rezervuarët e Kollagjeshit dhe Shpellzën. Projekti parashikon përmirësimin e kalueshmërisë, shkallë e parmakë në segmentet e vështira, një urë të vogël prej druri dhe pika pushimi.

Në zonën e Liqeneve të Kollagjeshit propozohet gjithashtu krijimi i hapësirave për piknik, kamping dhe aktivitete sportive. Synimi është rritja e sigurisë dhe e aksesit për vizitorët, duke ruajtur karakterin natyror të zonave.

Prev Post

Ligji i ri për konsumatorët,…

Next Post

Studimi: Të ngrënit vonë në…

post-bars

Leave a Comment