BE-ja në samit vendimtar: Kina, Ukraina dhe buxheti i ri në tryezë

BE-ja në samit vendimtar: Kina, Ukraina dhe buxheti i ri në tryezë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel për një samit dyditor, ku sfidat ekonomike, marrëdhëniet tregtare me Kinën dhe mbështetja për Ukrainën do të jenë ndër çështjet kryesore të diskutimit.

Në fokus do të jetë konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane dhe rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa vendet anëtare përballen me presion për të mbrojtur industrinë dhe pozicionin e tyre në tregjet ndërkombëtare. Një nga çështjet më të debatueshme është deficiti tregtar me Kinën. Brukseli shpreh shqetësime për subvencionet shtetërore kineze, të cilat, sipas tij, krijojnë kushte të pabarabarta konkurrimi. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë kërkuar masa të reja për të frenuar praktikat që konsiderohen se shtrembërojnë tregun.

Një tjetër temë e rëndësishme është buxheti shumëvjeçar i BE-së për periudhën 2028–2034. Negociatat pritet të jenë të vështira për shkak të dallimeve mes vendeve që kërkojnë kufizimin e kontributeve dhe atyre që varen nga fondet evropiane për zhvillimin e rajoneve. Një marrëveshje përfundimtare nuk pritet në këtë takim, por synimi është të krijohen kushtet për një kompromis deri në fund të vitit.

Të premten, samitit pritet t’i bashkohet edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të kërkojë mbështetje të mëtejshme për Kievin, në një kohë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës janë intensifikuar dhe kanë shkaktuar viktima civile.

Në axhendë janë gjithashtu siguria dhe mbrojtja evropiane, situata në Lindjen e Mesme, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe migracioni.

Prev Post

Arsimi i lënë pas dore…

Next Post

India drejt vendit të katërt…

post-bars

Leave a Comment