Shqipëria ngjitet në renditjen botërore, energjia dhe arsimi sjellin pikët më të forta

Shqipëria ngjitet në renditjen botërore, energjia dhe arsimi sjellin pikët më të forta

Shqipëria renditet e 44-ta në botë për zhvillimin e qëndrueshëm, mes 169 vendeve të përfshira në raportin e vitit 2026. Vendi ka marrë 75.4 pikë në vlerësimin që mat progresin drejt 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030.

Energjia e pastër dhe e përballueshme është ndër fushat ku Shqipëria rezulton me objektiv të arritur, krahas luftës kundër varfërisë dhe arsimit cilësor. Ndërkohë, fusha të tjera si shëndetësia, barazia gjinore, uji dhe kanalizimet, infrastruktura dhe inovacioni shfaqin përmirësim, por ende nuk konsiderohen të përmbushura.

Raporti evidenton edhe fusha ku progresi mbetet i ngadaltë. Puna e denjë dhe rritja ekonomike, konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm, mbrojtja e ekosistemeve detare dhe tokësore, si dhe institucionet dhe partneritetet ndërkombëtare shfaqin sinjale ngecjeje.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është ndikimi i Shqipërisë përtej kufijve të saj. Në “Spillover Score”, që mat efektet e një vendi përmes tregtisë, ekonomisë dhe faktorëve të tjerë mbi zhvillimin e qëndrueshëm global, Shqipëria vlerësohet me 89.5 pikë.

Të dhënat e vitit 2026 e vendosin Shqipërinë në një pozicion relativisht të mirë, por tregojnë gjithashtu se rruga drejt objektivave të vitit 2030 mbetet e pabarabartë. Sfidat lidhen veçanërisht me pabarazitë sociale, ndryshimet demografike, migracionin, aftësitë profesionale dhe përballimin e ndryshimeve klimatike.

Prev Post

Ballkani hap një rrugë të…

post-bars

Leave a Comment