Shqipëri-Turqi, mbrojtja në fokus: nga trajnimet te projektet e përbashkëta

Shqipëri-Turqi, mbrojtja në fokus: nga trajnimet te projektet e përbashkëta

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u takua me homologun turk Yaşar Güler. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, me fokus te projekte konkrete dhe rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura shqiptare.

Nufi vlerësoi mbështetjen e Turqisë për modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe theksoi rëndësinë e trajnimit të personelit shqiptar në institucionet ushtarake turke. Sipas tij, bashkëpunimi do të vijojë në modernizim, zhvillim kapacitetesh dhe rritje të ndërveprueshmërisë sipas standardeve të NATO-s.

Një tjetër pikë e diskutimeve ishte përfshirja e kompanive turke në investime dhe ndërmarrje të përbashkëta në Shqipëri. Tirana sheh mundësi për transferim teknologjie dhe zhvillim të industrisë vendase të mbrojtjes.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu angazhimet e dy vendeve në KFOR dhe EUFOR ALTHEA, duke kërkuar një bashkëpunim më të strukturuar, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme.

Prev Post

Nga Adriatiku te Deti i…

Next Post

Ballkani hap një rrugë të…

post-bars

Leave a Comment