Tirana kalon mesataren e BE-së për popullsinë në moshë pune

Tirana kalon mesataren e BE-së për popullsinë në moshë pune

Tirana ka përqindjen më të lartë të popullsisë në moshë pune në Shqipëri, duke kaluar edhe mesataren e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave për 1 janar 2025, 60.5% e banorëve të kryeqytetit i përkasin grupmoshës 20–64 vjeç, kundrejt 58.3% në BE.

Pas Tiranës renditet Dibra me 58.5%, ndërsa Durrësi ka 58.2%, Kukësi 58.1% dhe Elbasani 58%. Këto qarqe qëndrojnë pranë nivelit mesatar europian për peshën e popullsisë në moshë pune.

Situata ndryshon ndjeshëm në disa qarqe të jugut. Gjirokastra ka vetëm 54.1% të popullsisë në këtë grupmoshë, e ndjekur nga Vlora me 54.2% dhe Fieri me 55.2%.

Diferencat lidhen me strukturën demografike të qarqeve dhe peshën që kanë grupmoshat jashtë intervalit 20–64 vjeç. Një përqindje më e ulët e popullsisë në moshë pune nënkupton një peshë më të madhe të të rinjve dhe të moshuarve.

Në BE, kontrastet rajonale janë edhe më të theksuara. Në 39 rajone, të paktën 63% e popullsisë ishte në moshë pune, ndërsa në 189 rajone kjo përqindje ishte nën 55%. Në disa prej tyre, pesha e popullsisë në moshë pune zbriste edhe nën 50%.

Të dhënat tregojnë se edhe Shqipëria po përballet me një strukturë demografike të ndryshme nga një qark në tjetrin, me Tiranën që përfaqëson zonën me përqendrimin më të madh të popullsisë në moshë pune.

Prev Post

Shqipëria në vendin e 79-të…

Next Post

Jugu po plaket: Gjirokastra dhe…

post-bars

Leave a Comment