Treni Tiranë-Durrës-Rinas në fazën finale, elektrifikimi pritet të mbyllet në 2027

Treni Tiranë-Durrës-Rinas në fazën finale, elektrifikimi pritet të mbyllet në 2027

Projekti hekurudhor që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin e Rinasit po hyn në fazën përfundimtare. Rehabilitimi i linjës dhe ndërtimi i stacioneve janë drejt mbylljes, ndërsa elektrifikimi parashikohet të përfundojë brenda vitit 2027.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se linja është pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e hekurudhave shqiptare dhe integrimin e tyre gradual me rrjetet rajonale dhe europiane.

Krahas punimeve infrastrukturore, qeveria po përgatit edhe kontratën për shërbimin publik të transportit të udhëtarëve në korridorin Tiranë-Durrës-Aeroport. Kontrata do të përcaktojë oraret, numrin e shërbimeve, mjetet lëvizëse, mirëmbajtjen, financimin, çmimet e biletave dhe standardet e performancës së operatorit.

Sipas Karakaçit, synimi nuk është vetëm rikthimi i trenave në këtë linjë, por krijimi i një shërbimi të rregullt, të sigurt dhe të matshëm për qytetarët. Për këtë arsye, autoritetet po konsultohen me kompani ndërkombëtare për mënyrën e operimit, financimit dhe mirëmbajtjes së shërbimit.

Ministri theksoi se modeli i ri synon edhe përfshirjen e sektorit privat dhe sjelljen e ekspertizës ndërkombëtare në sistemin hekurudhor shqiptar. Paralelisht, Shqipëria po punon për rehabilitimin e korridoreve të tjera, modernizimin e sinjalizimit dhe lidhjen e rrjetit hekurudhor me aeroportet dhe portet.

Prev Post

Ulliri pret një sezon më…

Next Post

Durrësi nis parkimet me pagesë,…

post-bars

Leave a Comment