Durrësi nis parkimet me pagesë, tarifat deri në 100 lekë në orë

Durrësi nis parkimet me pagesë, tarifat deri në 100 lekë në orë

Parkimi në rrugë dhe sheshe në Durrës ka nisur të funksionojë me pagesë, me tarifa që variojnë nga 40 deri në 100 lekë për orë, në varësi të zonës.

Pagesa mund të kryhet përmes telefonit ose me kartë bankare. Në tre sheshe të qytetit do të ketë edhe punonjës të Policisë Bashkiake për të asistuar qytetarët me procedurën e pagesës.

Sipas Policisë Bashkiake, masat ndaj automjeteve që qëndrojnë për ditë të tëra në vendparkime do të ashpërsohen. Për drejtuesit që nuk respektojnë rregullat parashikohen masa më të forta.

Në disa prej shesheve, parkimi do të jetë i mundur vetëm për qytetarët që kryejnë pagesën me kartë bankare.

Prev Post

Treni Tiranë-Durrës-Rinas në fazën finale,…

Next Post

Ku shkojnë paratë e familjeve…

post-bars

Leave a Comment