Industria ndryshon ritëm: ushqimet dhe ndërtimi rriten, nafta e kromi bien

Industria ndryshon ritëm: ushqimet dhe ndërtimi rriten, nafta e kromi bien

Të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë një ecuri të përzier të industrisë shqiptare. Ndërsa prodhimi i çimentos, betonit, kabllove elektrike dhe produkteve ushqimore u rrit, sektorët nxjerrës shënuan rënie të ndjeshme në prodhim dhe në vlerën e shitjeve.

Prodhimi i çimentos Portland arriti në 1.99 milionë tonë, me rritje 2.5%, ndërsa betoni i gatshëm u rrit me 3.5%, në 1.77 milionë tonë. Edhe sistemet e fijeve elektrike për automjete shënuan rritje prej 8.7%.

Në industrinë ushqimore, prodhimi i bukës së freskët u rrit me 8.4%, ndërsa prodhimi i ujit mineral dhe të gazuar arriti në 5.09 milionë hektolitra.

Në të kundërt, nafta bruto vijoi rënien. Prodhimi zbriti në 634.3 mijë tonë, ndërsa vlera e shitjeve ra nga 29.9 në 22.6 miliardë lekë, ose 24.3% më pak. Edhe shitjet e kromit u ulën me 23.9%, duke arritur në 11.35 miliardë lekë.

Sipas INSTAT, produktet ushqimore përbëjnë 16.4% të vlerës totale të shitjeve industriale, duke zënë peshën më të madhe në strukturën e industrisë.

Prev Post

Aksidentet rrugore rriten me 6.2%…

Next Post

500 mijë rasate krapi hidhen…

post-bars

Leave a Comment