500 mijë rasate krapi hidhen në Prespë, synohet pasurimi i ekosistemit
Liqeni i Prespës është ripopulluar me 500 mijë rasate krapi të prodhuara në Ekonominë e Zvezdës në Korçë. Nisma synon të forcojë faunën ujore, të ruajë biodiversitetin dhe të mbështesë zhvillimin e peshkimit në zonë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive ujore dhe pasurimin e ekosistemit të Prespës.
Sipas tij, ripopullimi mund të krijojë edhe më shumë mundësi për peshkimin dhe ekonominë e komuniteteve lokale. Rasatet janë prodhuar në vend, në Ekonominë e Zvezdës, e cila merret me prodhimin e materialit biologjik për pasurimin e faunës ujore.