13 medalje për Kosovën në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos

13 medalje për Kosovën në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos

Kosova e nis me katër medalje të arta, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta Kampionatin Ballkanik për seniorë U23, që po zhvillohet në Pejë.

Kosova ka mbyllur me 13 medalje ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos për seniorë U23, që po mbahet për të katërtin vit radhazi në qytetin e Pejës.

Xhudistët kosovarë siguruan katër medalje të arta, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta në garat individuale.

Në majën e podiumit u ngjitën Laurinë Gashi në kategorinë deri në 57 kilogramë, Arba Hasanaj në -70 kg, Furkan Kelmendi në -60 kg dhe Milot Gashi në -66 kg.

Tri medaljet e argjendta u fituan nga Andi Reshitaj në kategorinë -66 kg, Jon Veseli në -73 kg dhe Elvira Ukaj në -78 kg.

Ndërkohë, medaljet e bronzta për Kosovën i siguruan Erza Sadriu (-57 kg), Uvejs Nesimi (-60 kg), Muhamedin Veseli (-66 kg), Erlule Musaj (-70 kg), Dion Sharapolli dhe Diar Jashari në kategorinë deri në 90 kilogramë.

Në vendin e pestë të kategorive përkatëse u renditën Eljesa Salihu në -63 kg dhe Jetesa Baliu në -70 kg.

Kampionati po zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Karagaç” në Pejë. Pas përfundimit të garave individuale, programi vijon me garat ekipore, të cilat nisin në orën 10:00.

Prev Post

Mbetjet urbane, Vlora në krye:…

Next Post

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë,…

post-bars

Leave a Comment