Shqipëria pret kualifikueset e Europianit U-17 për vajza

Shqipëria pret kualifikueset e Europianit U-17 për vajza

Ndeshjet e grupit B1 do të zhvillohen në Durrës në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, me Shqipërinë, Kosovën, Irlandën dhe Azerbajxhanin në garë për kualifikimin.

Shqipëria do të jetë mikpritëse e ndeshjeve të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027 për vajza U-17. UEFA ka përcaktuar që sfidat e grupit B1 të zhvillohen në vendin tonë, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në grup bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Irlanda dhe Azerbajxhani. Të gjitha takimet do të luhen më 28 shtator, 1 dhe 4 tetor, në stadiumin “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”.

Skuadra kuqezi, e drejtuar nga Cyme Lulaj, do ta nisë aventurën më 28 shtator ndaj Kosovës, në orën 15:00. Tre ditë më vonë, Shqipëria do të përballet me Irlandën, ndërsa sfidën e fundit do ta zhvillojë më 4 tetor kundër Azerbajxhanit.

Kalendari i Shqipërisë:

28 shtator – Shqipëri-Kosovë, ora 15:00, “Niko Dovana”

1 tetor – Irlandë-Shqipëri, ora 15:00, “Niko Dovana”

4 tetor – Azerbajxhan-Shqipëri, ora 12:00, “Niko Dovana”

Prev Post

Formula 1 ndryshon hartën e…

post-bars

Leave a Comment