“Afterschool” përballë kërkesës së lartë, nxënësit në listë pritjeje

“Afterschool” përballë kërkesës së lartë, nxënësit në listë pritjeje

Interesi për programin “Pas shkolle” ka tejkaluar kapacitetet e parashikuara për klubet e aktiviteteve. Si pasojë, një numër nxënësish kanë mbetur aktualisht në listat e pritjes, ndërsa institucionet arsimore po administrojnë kërkesat për regjistrim.

Ministria e Arsimit thotë se numri i pjesëmarrësve nuk do të kufizohet vetëm te kuotat fillestare. Sipas zv.ministres Herida Duro, shkollat do të përshtatin numrin dhe organizimin e klubeve në varësi të interesit të nxënësve.

“Sa herë ne do të shohim një kërkesë për ata që nuk do të arrijnë në fashën e parë të regjistrimeve, do ta bëjmë të mundur dhe do t’i përshtatemi gjithmonë kërkesës dhe nevojës”, deklaroi Duro.

Ministria thekson se synimi është që të gjithë nxënësit që kanë shfaqur interes të kenë mundësi të përfshihen në aktivitetet e programit.

Prev Post

Aktgjykimi në Hagë: Dënime të…

Next Post

Zjarret e verës, Shqipëria përballë…

post-bars

Leave a Comment