Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shefat ushtarakë të NATO-s diskutojnë planet e reja të mbrojtjes rajonale

Shefat ushtarakë të NATO-s diskutojnë planet e reja të mbrojtjes rajonale

Stoltenberg në hapjen e takimit tha se zyrtarët do të diskutojnë planet e reja rajonale që “sigurojnë një kërkesë shumë më të saktë për atë që nevojitet për të ndihmuar në transformimin e ushtrive tona”

Bruksel

Shefat ushtarakë të NATO-s janë takuar për t’u përgatitur për samitin e liderëve që do të mbahet në kryeqytetin lituanes Vilnius në muajin korrik.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në hapjen e takimit tha se zyrtarët do të diskutojnë planet e reja rajonale që “sigurojnë një kërkesë shumë më të saktë për atë që nevojitet për të ndihmuar në transformimin e ushtrive tona”.

Me marrëveshjet e reja që pritet të miratohen nga udhëheqësit e NATO-s në muajin korrik, theksoi Stoltenberg, “aleatët do të dinë saktësisht se çfarë forcash dhe aftësishë nevojiten, duke përfshirë ku, çfarë dhe si të vendosen”.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, shpjegoi se këto “plane specifike gjeografike përshkruajnë se si ne do të mbrojmë vendet kyçe dhe të rëndësishme në aleancën tonë kundër kërcënimeve” të Rusisë dhe terrorizmit.

“Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ne do të kemi objektiva, për t’u ofruar kombeve objektiva të aftësive të bazuara në kërcënim”, tha Bauer.

Stoltenberg tha se shpreson që krerët e vendeve dhe qeverive të NATO-s do të tregojnë “guxim politik” në samitin në Vilnius për të miratuar reformat, pasi siç tha ai, aleanca duhet të “dyfishojë” përpjekjet e saj për t’i mbajtur të sigurt 1 miliard qytetarët e saj dhe për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla derisa përgatitet për “të ardhme më të rrezikshme”.

“Lufta me intensitet të lartë është kthyer në Evropë, konkurrenca globale po rritet, regjimet autoritare po sfidojnë vlerat, interesat dhe sigurinë tonë, ndërsa ndryshimet klimatike dhe terrorizmi gjithashtu mbeten kërcënime të rëndësishme”, shtoi shefi i NATO-s.

Më tej, ai pohoi se për të përballuar sfidat e reja, krerët e NATO-s duhet të bien dakord për një premtim të ri investimi në mbrojtje që synon 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) si një investim minimal.

Përveç kësaj, tha Stoltenberg, ai pret që krerët e NATO-s të “miratojnë planin e ri të veprimit të prodhimit të mbrojtjes së NATO-s” për të rritur kapacitetin e investimeve dhe prodhimin në vendet aleate./aa.com.tr

Prev Post

Aktori Robert De Niro në moshën 80-vjeçare bëhet baba për herë të 7-të

Next Post

Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në UEFA Ligën e Evropës

post-bars

Leave a Comment