LOADING...

 Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në UEFA Ligën e Evropës

Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në UEFA Ligën e Evropës

Nesër në dy ndeshjet gjysmëfinale do të përballen Juventus-Sevilla dhe Roma-Bayer Leverkusen

Nesër do të luhen dy ndeshjet e para të gjysmëfinales në UEFA Ligën e Evropës, transmeton Anadolu.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të turneut të dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian në nivel klubesh, Juventusi i Italisë i cili ka fituar më parë 3 herë kampionatin, do të presë klubin spanjoll Sevilla, e cila me 6 kupa është skuadra më e suksesshme në historinë e organizimit.

Ndërsa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, ekipi italian Roma i cili synon të fitojë kampionatin e saj të parë në turne, do të presë në stadiumin Olimpik skuadrën gjermane Bayer Leverkusen, e cila ka fituar kupën në vitin 1988.

Që të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00./aa.com.tr

Prev Post

Shefat ushtarakë të NATO-s diskutojnë…

Next Post

Von Cramon: Kosova vazhdon të…

post-bars

Leave a Comment