Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ja si do të jetë moti këtë javë

Ja si do të jetë moti këtë javë

Pas fundjavës me shi, këtë javë pritet të rikthehet dielli.

Shërbimi Meteorologjik Ushtrarak ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim.

Vendi përgjithësisht këtë javë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare.

Temperaturat do të jenë në ulta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, por në mesditë orët me diell do të sjellin temperatura optimale.

Ditën e premte, do të afrohen masa ajrore me origjinë verilindore të cilat do të sjellin reshje të dobëta shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të mesditës.

Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Ditën e premte do të mbizotërojë era verilindore.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë

 

/ SYRI.net

Prev Post

Kosovë, kabineti qeveritar diskutoi për situatën aktuale në vend

Next Post

Ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni virozat e stinës

post-bars

Leave a Comment