LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Në vetëm10 muaj mijëra kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës

Në vetëm10 muaj mijëra kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës

Për thuajse vetëm 10 muaj të vitit 2022, 3,399 kosovarë kanë hequr dorë për shtetësi të tjera, nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur për klankosova.tv, bga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë periudhës 01.01.2022 – 30.09.2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 3,399 persona”, është specifikuar mes tjerash, në përgjigjen e tyre.

Nga kjo ministri, po ashtu klankosova.tv-s, i është konfirmuar edhe telashja e vazhdueshme e furnizimit me materiale, për t’u pajisur me pasaporta të shtetit të Kosovës.

”Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet tutje.

Një shqetësim të tillë e kishte përcjellur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Sipas këtij të fundit mungesa e furnizimit me pasaporta po u shkakton probleme mërgimtarëve të pajisen me leje qëndrimi dhe në planifikimin e udhëtimeve të tyre për në vendlindje.

Mirëpo, Ministria e Brendshme e Kosovës, është shprehur e bindur se po i trajton rastet që janë me urgjencë.

”MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, është thënë nga ministria.

Kujtojmë, se gjatë vitit 2021, 4,600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.

 

/lajmifundit

Prev Post

Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës – Zbulohet kur nisin fluturimet e para

Next Post

Masat e reja për targat në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme

post-bars

Leave a Comment