LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Masat e reja për targat në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme

Masat e reja për targat në Kosovë, çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme

Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë së vendit, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.

Sipas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe siç parashihet me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.

E nga 21 nëntori e deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

 

/lajmifundit

Prev Post

Në vetëm10 muaj mijëra kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës

Next Post

Rrita e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike – Gjermanët po i kthehen drurit për ngrohje

post-bars

Leave a Comment