Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës – Zbulohet kur nisin fluturimet e para

Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës – Zbulohet kur nisin fluturimet e para

Pas 11 muajsh nga nisja e punimeve, vendi ku po ndërtohet Aeroporti  i Vlorës ka marrë këtë pamje. Pista prej 3.2 kilometrash, më e gjata në Shqipëri është hapur krejtësisht.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pista e hapur e aeroportit të Vlorës.
Sipas kryeministrit, ka përfunduar faza e parë e punimeve të pistës në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe është shtruar shtresa e parë.

Pista 3.2 kilometra është hapur krejtësisht, ndërsa punimet vijojnë ende për rrethimin e të gjithë sipërfaqes së aeroportit.

Në vitin 2023 do të nisë puna edhe për ndërtimin e terminalit me sipërfaqe 1800 metra katrorë, ndërsa fluturimi i parë në aeroportin e Vlorës pritet të bëhet në vitin 2025.

Prej tre muajsh puna është fokusuar në krijimin e bazamentit përmes shtresave me çakull.

Dorina Halili: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po i nënshtrohet fazës së dytë të punimeve. Hedhja e shtresës së parë të çakullit pritet të zgjasë deri në fund të vitit.

Egra Ibrahimi (Projekt-menaxhere):Kemi arritur në 1.8 kilometra mbushje të taxiëay, pasi bëhet faza e parë e mbushjes kemi dhe dy mbushje të tjera po me nga 50 cm. Pasi të mbarojë mbushja e taxiëay do vazhdojmë me mbushjen e pistës.

Pas kësaj faze, në vitin 2023 do fillojë ndërtimi i godinave. Kulla e vrojtimit do jetë e para që do duket mbi sipërfaqe.

Egra Ibrahimi (Projekt-menaxhere): Viti 2023 do bëjë edhe diferencën me shikim tyë lirë të punimeve në Aeroportin e Vlorës, do jetë ndërtimi i kullës 40 metra e lartë dhe fillimi i ndërtimit të terminalit rreth 1800 metra katrorë.

Paralelisht me dyshemene e aeroportit po punohet për rrethimin e sipërfaqes prej 309 hektarësh.  25% e rrethimit ka përfunduar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet me një vlerë prej 104 milionë eurosh nga një konsorcium i përbërë me tre kompani, dy nga Kosova dhe një nga Turqia. Aeroporti parashikohet të jetë gati për fluturimin e parë në vitin 2025.

 

/lajmifundit

Prev Post

Meterologët: Rikthehen reshjet e shiut! Këtë javë, pritet rënie e temperaturave

Next Post

Në vetëm10 muaj mijëra kosovarë hoqën dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës

post-bars

Leave a Comment