Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Meterologët: Rikthehen reshjet e shiut! Këtë javë, pritet rënie e temperaturave

Meterologët: Rikthehen reshjet e shiut! Këtë javë, pritet rënie e temperaturave

Kjo javë ka nisur me temperature të larta dhe njëjtë pritet të vijojë edhe gjatë ditës së martë, me temperarura që do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

Në mesjavë pritet të ketë rënie të temperaturave që do të vijojë edhe gjatë fundjavës, me maksimumet që do të zbresin deri në 19 gradë Celsius, ndërsa minimumet në 3 gradë Celsius në qytetet e zonave malore.

Sot edhe nesër do të ketë dominim të kthjellimeve, por nga dita e mërkurë e në vazhdim do te ketë më shumë vranësira.

Meterologu Hakil Osmani nga Metealb, bën me dije për Abc se reshjet e shiut pritet të fillojnë ditën e premte e të vijojnë të shtunën.

Në rajon dominojnë kthjellimet, ndërsa gjatë pasdites Kosova dhe Maqedonia e Veriut do te kenë edhe kalime vranësirash. Nga dita e shtunë edhe e diel pritet të ketë edhe reshje shiu.

Maksimumet sot shkojnë në 25-26 ditën e sotme, ndërsa nga e marta pritet rënie e temperaturave deri në 17 gradë Celsius.

Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore të Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të ketë shpeshtim të përkohëshëm të vranësirave por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV prej disa ditësh vijonë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndreushme atmosferike, të cilat do të sjellin në vend gjatë paradites dominim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja pritet të sjelli kalime të pakta në të gjithë territorin e MV.

Shqipëria
Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin Shqiptar, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Prev Post

Emigracioni, lufta e heshtur e Shqipërisë

Next Post

Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës – Zbulohet kur nisin fluturimet e para

post-bars

Leave a Comment