Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Erdoğan i pranishëm në koncertin e këngëtarit Yusuf Islam, pranon një kitarë si dhuratë

Erdoğan i pranishëm në koncertin e këngëtarit Yusuf Islam, pranon një kitarë si dhuratë

Nën emrin skenik Cat Stevens, Yusuf Islam la gjurmë të pashlyeshme në muzikë me një varg hitesh në vitet 1960 dhe 1970. Pas konvertimit në Islam në vitin 1977, ai ndryshoi emrin e tij në Jusuf Islam

Erdoğan i pranishëm në koncertin e këngëtarit Yusuf Islam, pranon një kitarë si dhuratë

Foto: Murat Kula/AA

 

Presidenti i Türkiye-s Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në koncertin e këngëtarit legjendar britanik Yusuf Islam, i njohur gjithashtu si Cat Stevens.

Pas koncertit të mbajtur në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, Yusuf Islam i dhuroi një kitarë presidentit Erdoğan.

Në koncert të pranishëm ishin edhe zonja e parë e Türkiye-s, Emine Erdoğan, zv/presidenti Fuat Oktay dhe anëtarë të kabinetit.

Gruaja e këngëtarit, Fauzia Mubarak Ali dhe djali i tij Mohammed Islam ishin gjithashtu të pranishëm.

Nën emrin skenik Cat Stevens, Yusuf Islam la gjurmë të pashlyeshme në muzikë me një varg hitesh në vitet 1960 dhe 1970. Pas konvertimit në Islam në vitin 1977, ai ndryshoi emrin e tij në Jusuf Islam.

Koncertet e Yusuf Islamit në Türkiye, një në Istanbul javën e kaluar dhe në Ankara këtë javë, paraqesin daljen e tij në turne për herë të parë në pesë vjet./ Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Kosova do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak

Next Post

AUDIO/ Për herë të parë dëgjohet tingulli i fushës magnetike të Tokës, përngjan me sinjalet e filmave horror, shkencëtarët: S’duam të trembim njerëzit, por…

post-bars

Leave a Comment