Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 ‘Messa da Requiem’, Opera e Verdit do shfaqet më 22 dhe 23 tetor në Teatrin kombëtar të Operës dhe Baletit

‘Messa da Requiem’, Opera e Verdit do shfaqet më 22 dhe 23 tetor në Teatrin kombëtar të Operës dhe Baletit

Për herë të parë TKOB do të vërë në skenë veprën madhështore të Giuseppe Verdi-t, “Messa da Requiem”.

Në datat 22 dhe 23 Tetor. Kjo vepër vjen me mbështetjen ekskluzive të Pontifikatit të Këshillit të Kulturës së Vatikanit. Mbështetje që vjen për herë të parë në Teatër.

Gjithashtu, të ftuar janë dhe një pjesë e folharmonisë dhe orkestrës së Kosovës. Nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pesscaseroli. Nën interpretimin e Eva Golemit, Ivana Hoxhës, Raffaele Abate dhe Vittorio de Campo.

Në Vjenë Messa da Requiem i Verdit u dëgjua për herë të parë në Operën e Oborrit në qershor 1875.

Messa da Requiem është krijuar në formën e  meshës funerale katolike (Requiem) për katër solistë, kor të dyfishtë dhe orkestër. Requiem u kompozua në kujtim të Alessandro Manzoni, të cilin Verdi e admironte.

Shfaqja e parë, në kishën San Marco në Milano më 22 maj 1874, shënoi përvjetorin e parë të vdekjes së Manzonit. Zakonisht jepet në formë koncerti prej rreth 90 minutash në gjatësi./TopChannel/ KultPlus.com

Prev Post

70 % e territorit të Maqedonisë janë prona të shqiptarëve

Next Post

Zbulohet harta më e vjetër e qiellit

post-bars

Leave a Comment