LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zbulohet harta më e vjetër e qiellit

Zbulohet harta më e vjetër e qiellit

Besohej se kishte humbur përgjithmonë, por tani është gjetur në një pergamenë mesjetare, e ruajtur në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt.

Harta, që daton rreth vitit 129 para Krishtit, është nga Hipparchus, i konsideruar si astronomi më i madh i Greqisë antike.

Zbulimi, i botuar në ”Journal for the History of Astronomy” dhe i raportuar gjithashtu nga revista ”Nature” në faqen e saj të internetit, është për shkak të kërkimit të koordinuar nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS) dhe tregon se Hipparchus me të vërtetë përpiloi një katalog të yjeve, shekuj më parë.

Kjo shënon një moment vendimtar në lindjen e shkencës, kur astronomët kaluan nga thjesht përshkrimi i asaj që panë në qiell në matjen dhe parashikimin e fenomeneve.

Dorëshkrimi mesjetar, faqet e të cilit tani gjenden në Muzeun Biblik të Uashington DC, përmban një koleksion tekstesh siriane të shkruara në shekullin X ose XI.

Studiuesit, të udhëhequr nga Victor Gysembergh, shpresojnë të marrin pjesë të tjera të hartës antike falë avancimit të teknikave të analizës, edhe për shkak se shumë pjesë të pergamenës mesjetare nuk janë deshifruar ende. Është gjithashtu e mundur që faqe të tjera të jenë ende të fshehura në manastirin egjiptian, i cili përmban më shumë se 160 palimpseste, përfshirë recetat ilaçesh, udhëzime kirurgjikale dhe një udhëzues për bimët mjekësore./atsh/ KultPlus.com

 

Prev Post

‘Messa da Requiem’, Opera e Verdit do shfaqet më 22 dhe 23 tetor në Teatrin kombëtar të Operës dhe Baletit

Next Post

Krijohen skuadra të “Policisë Alpine”, në ndihmë të turistëve të bllokuar

post-bars

Leave a Comment