LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kjo mënyrë e konsumimit të rrushit të thatë ju ndihmon për shëndetin e zemrës

Kjo mënyrë e konsumimit të rrushit të thatë ju ndihmon për shëndetin e zemrës

Mjekët shpeshherë rekomandojnë konsumin e rrushit të thatë në mëngjes si një mënyrë e mirë për të mbajtur në formë shëndetin e zemrës, eliminimin e kolesterolit, për të parandaluar kapsllëkun si dhe për të të ulur nivelin e triglicerideve.

Rrushi i thatë është burim natyror i vitaminave dhe mineraleve, por këto përfitime mund të jenë më të larta në qoftë se konsumoni ujin në të cilin i keni lënë të qëndrojnë për disa orë. Kjo pasi përmbajtja e sheqerit reduktohet duke e kthyer këtë produkt në një ilaç të shkëlqyer mjekësor.

Përgatitja: Vendosni një gjysmë filxhani rrush të thatë në ujë të nxehtë në mëngjes dhe e lini të ftohet gradualisht në temperaturën e dhomës. E lini 24 orë, deri mëngjesin tjetër.

Të nesërmen në mëngjes pini lëngun dhe hani rrushin me stomak bosh.

Ndiqni këtë regjim për të paktën katër ditë.

(Këshillohet që rrushi i thatë të jetë ngjyrë kafe e errët.)

/shendeti.al

Prev Post

Dy vendet më të vizituara në BE gjatë pandemisë

Next Post

Kancelari Gjermanisë, Olaf Scholz, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti

post-bars

Leave a Comment