LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Azerbajxhani, stacioni i radhës në Formula 1

Azerbajxhani, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit do të fillojnë nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 51 xhiro do të zhvillohet të dielën më 12 qershor në orën 13:00

Azerbajxhani do të presë garën e 8-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara e 8-të e kampionatit do të zhvillohet në pistën 6 kilometra të formuar në rrugët e kryeqytetit Baku.

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit do të fillojnë nesër në orën 16:00 ndërsa gara me 51 xhiro do të zhvillohet të dielën më 12 qershor në orën 13:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga ekipi Red Bull ka fituar 4 gara, piloti Charles Leclerc nga ekipi Ferrari dy gara dhe Sergio Perez (Red Bull) një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 125 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 116

3. Sergio Perez (Meksikë): 110

4. George Russell (Britani e Madhe): 84

5. Carlos Sainz (Spanjë): 83

– Ekipet

1. Red Bull: 235

2. Ferrari: 199

3. Mercedes: 134

4. McLaren: 59

5. Alfa Romeo: 41

/AA

Prev Post

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj krimbi që mund të konsumojë plastikë

Next Post

Dy vendet më të vizituara në BE gjatë pandemisë

post-bars

Leave a Comment