LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj krimbi që mund të konsumojë plastikë

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj krimbi që mund të konsumojë plastikë

Krimbat që u ushqyen me polistirenin i cili përdoret në industrinë e plastikës, është vëzhguar se gjatë kësaj periudhe kanë mbijetuar dhe kanë shtuar peshë

Shkencëtarët australianë zbuluan se një lloj i krimbit është në gjendje të tretë polisterinin, një materie e përdorur shpeshherë në industrinë plastikës.

Sipas lajmit në uebfaqen “Science Daily”, hulumtuesit e degës së Shkencave Biologjike Molekulare pranë Universitetit Queensland, vunë në pah se lloji i krimbit “Zophobas morio” falë një enzimi në zorrë, mund të konsumojë polistirenin.

Dr. Chris Rinke që zhvillon studimin, bashkë me ekipin e tij, gjatë 3 jave ushqyen krimbat me produkte të llojeve të ndryshme.

Krimbat që u ushqyen me polistirenin i cili përdoret në industrinë e plastikës, është vëzhguar se gjatë kësaj periudhe kanë mbijetuar dhe kanë shtuar peshë.

Pas studimit metagenomik, u zbulua se krimbat mund të tretin plastikën falë një enzime të sekretuar nga bakteret në zorrët e tyre.

Shkencëtarët theksuan se do të avancojnë studimet e tyre rreth enzimit, duke ndarë mendimin se krimbat mund të luajnë një rol kyç në riciklimin e mbetjeve plastike.

Studimi u publikua në revistën “Microbial Genomics”.

/AA

Prev Post

Presidenti i Senegalit: Afrika do të përballet me urinë nëse nuk zgjidhet transporti i grurit

Next Post

Azerbajxhani, stacioni i radhës në Formula 1

post-bars

Leave a Comment