LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Nga nesër leje e re për qarkullimin e mjeteve, çfarë duhet të dini

Nga nesër leje e re për qarkullimin e mjeteve, çfarë duhet të dini

Nga nesër ndryshon leja e qarkullimit për automjetet. 

Leja e re nuk do të ketë as vulë kolaudimi dhe as afat skadence. Në dokumentin aktual nëse këto elementë mungojnë ai është i pavlefshëm.

Leja e re e qarkullimit do të unifikojë të dhënat me certifikatën e pronësisë së mjetit dhe do të eleminojë nevojën për pajisje me leje ndërkombëtare.

Ajo  përmban disa elementë të sigurisë dhe eleminon mundësinë e manipulimit të të dhënave.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor leja e re do të kushtojë 2100 lekë ose 40% më pak se e vjetra.

Drejtuesit e mjeteve që  kanë leje drejtimi të vlefshme nuk e kanë të detyrueshme pajisjen me lejen e re.

/lajmifundit.al

Prev Post

Karnavalet e Korçës zbukurojnë qytetin, qytetarët shijojnë festën

Next Post

Moti bën kthesë e papritur, si do të jetë koha javën e ardhshme

post-bars

Leave a Comment