LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Karnavalet e Korçës zbukurojnë qytetin, qytetarët shijojnë festën

Karnavalet e Korçës zbukurojnë qytetin, qytetarët shijojnë festën

Korça është zbukuruar këtë fundjavë nga maskat dhe fustanet shumëngjyrëshe të karnavaleve.

Në edicionin e tyre të 15, karnavalet sollën hare dhe gëzim për qytetarët dhe turistët që kishin dalë në rrugë për të parë performancat e grupeve shqiptare dhe të huaja.

“Është viti i parë që marr pjesë në karnavalet e Korçës, besoj do jetë një nga  eksperiencat me të bukura të jetës sime dhe dua të vazhdoj të jem pjesë dhe ne vitet më tej,” – u shpreh një qytetare.

“Unë kam zgjedhur klounin, sepse me pëlqen shume. Karnavalet janë një festë tradicionale që korçarët e festojnë çdo vit. Karnavalja është një nga festat me të bukura,” – tha një fëmijë.

Pjesëmarrës në këto karnavale pati dhe nga Serbia, të cilët tregojnë emocionet dhe përshtypjet për festën dhe qytetin

“Është hera e parë, këtu është shumë bukur. Ne jemi nga Serbia dhe përfaqësojmë shpresën. Bëj thirrje të gjithëve të vijnë në Korçë për turizëm, sepse këtu është fantastike,” – u shpreh një vajzë.

Kryetari i Bashkisë së Korçës tregon se sipari i sezonit turistik nis me karnavalet, ku shpreson që turistët të kenë në destinacionin e tyre këtë qytet

“Me këtë festival ne çelim edhe sezonin turistik të verës. Korça në fakt është një qytet që e ka të shtrirë sezonin turistik në 12 muajt e vitit por sezonin e verës e nisim në fillim qershori me karnavalet. Shpresoj të kemi sezon të mbarë turistik, të kemi shumë vizitorë vendas e të huaj qe te zgjedhin Korçën si destinacionin e tyre, të kemi sa me tepër njerëz, ekonomi për bizneset,” – u shpreh kryebashkiaku Sotiraq Filo.

Festa ka nisur prej mëngjesit të së shtunës duke performuar në çdo rrugicë e bulevard të qytetit, ku ka kulmuar me paradën e madhe në Pazarin e Vjetër të Korçës.

/euronews

Prev Post

Ismail Kadare tregon arsyen pse u kthye nga Parisi për të jetuar në Shqipëri

Next Post

Nga nesër leje e re për qarkullimin e mjeteve, çfarë duhet të dini

post-bars

Leave a Comment